Vrasja e Lulash Qepurit mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ende nuk ka një autor. Ngjarja ndodhi në fshatin Stom Golem dhe sipas raportimeve të fundit në vendin e ngjarjes u gjetën 3 lloje gëzhojash, pistoletë, shotgun.

Bëhet e ditur se autori ka shkuar në këmbë dhe ka qëlluar fillimisht me pistoletë ndaj Lulash Qepurit. Pasi pistoleta e tij është bllokuar, ka lëshuar një breshëri automatiku.

Me të parë ngjarjen, djali i viktimës ka marrë armën shotgun dhe ka qëlluar drejt autorit, i cili arriti të largohej pa dëme.

I biri i viktimës, i cili ndodhet i shoqëruar në polici, në dëshminë e tij mësohet të jetë shprehur se autori ka hapur zjarr në momentin që ka zbritur nga makina. Ai nuk ka mundur ta dallojë për shkak se ka qenë i maskuar, ndërsa ka mohuar që familja e tij të ketë konflikte me njeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *