Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë që me rrëfimet e tij për krime të kryera ndër vite çoi në arrestimin e disa prej elementëve të grupeve kriminale, dhe u shpallën në kërkim bosët e tyre, mbahet në spitalin e burgut në Tiranë. Ai vizitohet shpesh edhe nga prokurorët e SPAK.

Lajmin e ka bërë me dije gazetarja Anila Hoxha. “SPAK e ka në duar, përpiqet të ruajë sekretin, prokurorët fillojnë dhe e vizitojnë shpesh në spitalin e burgut”, u shpreh ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Top Story”.

“Kjo çështje do zgjasë disa ditë. Historia e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt shkon përtej asaj që quhet sekret hetimor. I tërheq gazetarët që të jenë në kërkim të detajeve për konkurrencë. Pikëpyetja e parë është nëse sekreti u dëmtua kur e tha se Dumani ishte penduar, apo më herët. Pasi Dumani u arrestua, u shpërnda një video e arrestimit ku ishte strehuar pasi ishte plagosur. Gledis Nano e konsideroi një sukses pasi Dumani gjurmohej prej kohësh ndërsa policia po dështonte.

Po të duan i ruajnë shumë mirë sekretët. Në spitalin e burgut ka policë të burgjeve, ambientet e spitalit janë të pa konsiderueshme. Në ditët e para qarkulloi informacioni që Nuredini kishte filluar të fliste, kjo ishte çëshja më e diskutuar. U raportua që është penduar, ishte një lajm i madh se dihej kush ishte Dumani dhe Hoxha. Njësoj do të ishte edhe pë Talo Çelën nëse do kapej.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK” dje ka dalë me një deklaratë ku thuhet se ndalohej publikimi i dëshmive të Nuredin Dumanit nga mediat.

Reagimi i SPAK

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *