Dy javë më parë, autorë të panjohur kanë shkatërruar një BMW të parkuar në qytetin gjerman të Hilden. Ata kanë vjedhur pjesë automjetesh me vlerë disa mijëra euro, ndërsa policia po kryen hetimet për gjetjen e autorëve.
Sipas Fenix Magazine, një 22-vjeçar parkoi BMW-në e tij më 3 qershor në parkingun në Lindenplatz në Hilden dhe të nesërmen në mëngjes ai ishte shashtrisur me atë që kishte parë – dikush i kishte vjedhur disa pjesë nga ndarja e motorit, të gjitha pajisjet dhe levën e marsheve nga makina e tij.
Dëmi i përgjithshëm është rreth 20 mijë euro dhe policia supozon se hajdutët i kanë prerë pjesët e automjetit nga pjesa e motorit. Ata dyshojnë gjithashtu se hajdutët drejtonin një automjet më të madh për të transportuar pjesët dhe po ashtu kërkojnë nga dëshmitarët që të kontaktojnë me ta.