Në Gjermani pas një sherri mes një shqiptari dhe maqedonasi mbeti i pajetë i riu nga Dibra, Blerim Kola 24-vjeç. Ky i fundit bashkë me shtetasin nga Maqedonia e Veriut njiheshin prej kohës, ndërsa ishin takuar për të sqaruar një konflikt që kishin me njëri-tjetrin, por ky sqarim degradoi në sherr ku maqedonasi i nguli thikën të riut shqiptar.
Arsyeja e sherrit mes tyre nuk dihet ende, ndërsa i ati i të ndjerit Blerim, përmes një postimi në facebook, njofton ndarjen nga jeta të djalit, teksa prek më fjalët e tij të ndjera. Sipas të atit, Blerimi i kishte dhënë fjalën familjes se do të vinte në gusht për të festuar ditëlindjen e të riut, por plaga me thikë e dhënë nga maqedonasi i mori jetën pak para se i ndjeri të festonte ditëlindjen e tij të 25-të.
I ati i Blerimit shkruan: