Publikimi i një lajmi se Putin është në koma që u publikua nga vetëm disa portale solli reagimin e liderit çeçen, që njihet si aleat i verbër i tij.
Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov hodhi poshtë ashpër akuzat se Vladimir Putin ishte në koma.
Kjo gjë i hutoi disa nga ndjekësit e tij në Telegram, sepse lajmi se Putin ishte në koma u publikua nga vetëm disa portale të panjohura.
Sidoqoftë, Kadyrov vendosi të merrej me ta.
“Këto histori për Putinin në koma janë absurditet i plotë”, tha Kadyrov, duke shtuar se kohët e fundit kishte biseduar me të.
“Kemi folur së fundmi dhe më duhet t’ju them se më ka tingëlluar mirë. Zëri i tij ishte gazmor, por edhe urdhërues. Ai është gati të përfundojë një operacion special ushtarak pa dëmtuar popullin ukrainas dhe shtetin e tyre” – tha Kadyrov, raporton Newsweek dhe shtoi:
“Uroj që i dashuri Allahu t’i japë Presidentit tonë jetë të gjatë dhe shumë shëndet e lumturi. Për të gjithë ata që përhapin thashetheme të tilla, kam një këshillë të vogël . Ndaloni dhe mbylleni gojën – përfundoi lideri çeçen.