Kryetari i shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, bashkë me ushtruesin e detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, kanë thënë se nuk kanë arritur marrëveshje për futjen e veteranëve në Projektligjin për pagën minimale.
Jashari ka thënë se kanë kërkuar nga Kurti që të kthehet ligji bazë i veteranit ku përcaktohen beneficionet e tyre.
Ai ka theksuar se nga ana e Kurtit nuk kishte gatishmëri që të reflektojë dhe se do ta kundërshtojnë fuqishëm Projektligjin për pagën minimale, deri në realizimin e së drejtës së tyre.
“U pa se nuk ishte gatishmëri që të reflektojnë dhe ne jemi këtu dhe do ta kundërshtojmë fuqishëm deri në realizimin e së drejtës”, ka thënë Jashari, duke shtuar se do të presin propozimin me shkrim të kryeministrit Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.