Zgjedhjet për deputetë në vendvotimin nr.6 në Tërnoc, do të përsëriten për shkak se Gjykata Administrative e miratoi ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, mëson mediumi H1.

REC ka marrë vendim nga Gjykata Administrative, e cila ka pranuar ankesën e koalicionit të kryesuar nga Shaip Kamberi.

Vendimi i Gjykatës Administrative, shtyn përfundimin e procesit zgjedhor, i cili do të zgjasë më tej konstituimin e mbledhjes së re të Kuvendit të Serbisë dhe zgjedhjen e qeverisë republikane.

Të martën, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, ka paraqitur ankesë në Gjykatën Administrative kundër vendimit të KQZ-së, për refuzimin e kërkesës së tyre për anulimin e zgjedhjeve në Tërnovc të Madh.

Këto ishin zgjedhjet e treta në këtë qendër votimi në më pak se dy muaj.

Zgjedhjet e 3 prillit u anuluan pas ankesës së koalicionit shqiptar në Gjykatën Administrative dhe zgjedhjet e përsëritura të 28 prillit u anuluan pas ankesës së Partisë Socialiste të Serbisë.

Shaip Kamberi herën e fundit nuk arriti të marr postin e deputetit për 13 vota dhe tani shqiptarët kanë rast t’i sigurojnë ato vota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *