Policia e Korçës ka dyshime të forta se Martin Çeço, 26-vjeçari që u gjet i vdekur në rezervuarin e Maliqit, ishte vrarë përpara se të hidhej në ujë.

Sipas të njëjta burimeve, gjithçka ka ndodhur për shkak të një vajze, ndërsa për ngjarjen ka folur dhe motra e tij, e ka zbuluar se 26-vjeçari prej disa ditësh ndihej i kërcënuar nga personat që në fund i morën jetën.

“Unë jetoj në Greqi. Vëllai më ka marrë në telefon 3 dite para se të zhdukej. Qante dhe më thoshte që ishte i mërzitur sepse e kërcënonin disa persona. Por nuk më tregonte se me kë kishte konflikt dhe cilët ishin personat që e kërcënonin”- ka treguar ajo.

“Ishim në dijeni të lidhjes me një vajze por nuk e njihnim. Edhe babait i kishte treguar që e kërcënonin disa persona, por arsyet dhe emrat e tyre nuk na i tregonte. Vëllai jetonte vetëm me babanë. Ky i fundit është në gjendje të rëndë psikologjike në spitalin e Korçë”- vazhdoi më tej.

Zhdukjen e Martin Çeços e denoncoi i ati, ndërkohë që pas kërkimeve, trupi i pajetë i të riut u gjet të rezervuarin e fshatit Kolanec. Viktima ka pasur shenja në fyt, çka e bëri prokurorinë të hetojë dhe pistën e vrasjes. Pas hetimeve, rezulton që në 12 qershor, tre shtetas e kanë mbytur 26-vjeçarin dhe më pas e kanë hedhur trupin në rezervuar për ta inskenuar si vetëvrasje.

Autorët e dyshuar të vrasjes janë identifikuar Bleti Angjo, 38 vjeç; Valter Mollaj, 43 vjeç dhe Edlir Mollaj, 35 vjeç. Krimi dyshohet se ka nisur për motive banale, lidhur me një vajzë 18-vjeçare me të cilën viktima ka pasur një romancë.

Sipas burimeve vajza kishte krijuar një lidhje paralele me viktimën dhe një nga autorët.

Njohjen e kanë mësuar autorët, të cilët i kanë kërkuar 26-vjeçarit të mos e vazhdojë. Bisedë të cilën 26-vjeçari nuk e ka ndërprerë.

Në kushte të tilla sipas të njëjtave burime autorët, bisedën mes të rinjve ia kanë bërë të ditur dhe babait të viktimës, por duket se as presioni i babait se ka ndaluar 26-vjeçarin të ndërpriste bisedën me vajzën, çka solli edhe vrasjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *