Intelektuali nga Lladroci i Malishevës, e veterani i UÇK-së, Imer Zogaj ka njoftuar sot për një takim të disa banorëve të këtij fshati me përfaqësuesit e komunitetit katolik, Don Fran Kola dhe Marin Sopi.
Se çka është biseduar dhe çfarë teme është trajtuar në këtë takim mund të lexoni në adresimin e publikuar në llogarinë e tij në Facebook, nga Imer Zogaj:
“Vizita e djeshme në Lladroc e Don Fran Kola dhe Marin Sopit,ishin te mirëseardhura për lladrocasit sepse,u shqyrtuan ni mori temash që kishin të bëjnë me ruajtjën e identitetit kombëtar që nga parahistorija e lashtë,luftrat pushtuese që lanë prapa vetës shkatrrim,presekutim,perndjekje,masakra e deri në gjenocid.
Amiqt nuk lanë pa ndiku edhe në asimilimin, duke shkatrru kulturën,artin,besimin shpirtror,gjuhën,shkollën e gjuhës shqipe,kurse gjuha greke,serbe dhe romune ishte e lejuara të mësohej nga sunduesit turq,kurse në Shqiperi e viset tjera shqiptare,gjuha shqipe ishte e ndaluar!
Në Lladroc ka pasë kishë,po tani nuk egziston,shtresa intelektuale e fshatit e përkrahë që përmes arkivav,arkeologve, të saksohet vendi,ku dhe kur është ndertuar,qfarë besimi shpirtror ishte etj.
Ne lladrocasit kërkuam ndihmë nga Don Frani,i cili na dha premtim se do shikojmë arkivat në Evropë Vatikan e Stamboll,në mënyrë që të jemi të sakt.Ne e falenderuam për kontributin e tij.Po ashtu Berat Gega nga SHBA – ja, na premtoi se do të angazhohe në saktsimin e realitetit tonë,si dhe Urim E.Zogaj na kêshilloi nga provoja tij.
Së pari lladrocasit po kerkojmë një pllakë me shkrim se këtu ishte kisha e ndertuar nē vitin….?
Apo të ndertohet kisha muzeale kulturore që tregon lashtësinë tonë,origjinën e rrënjëve të trungut tonë të Llarocit.
Nuk ka imponim për ndrrimin e fesë,as presion nga as kush,a është mirë të orjentohemi nga paraardhësit tanë,e jo nga ata që na presekutuan dhe na imponuan besimin shpirtror me metoda rrenqethëse.
Ne e konsiderojmë në rend të patë Kombin e pastaj fejën!
Ju falenderojmë për mirkuptim lladrocasit e mi të mirë…!
Në foto Don Frani e Marin Sopi me një pjesë të shtresave intelekuale të fshatit Lladroc!”
Banorët e Lladrocit sipas të dhënave zyrtare i takojnë komuniteitt mysliman dhe nuk dihet ndonjë banorë i këtij fshati deri tani që është deklaruar publikisht se i takon besimit të krishter.
Postimi i z. Zogaj në Facebbok pas rreth 4 orësh publikimi ka marrë vetëm komente respekti, përkrahjeje e përgëzime.
Ndryshe fshati Lladroc i cili ka rreth 1 mijë e 700 banorë njihet si fshat i kulturës dhe i tolerancës, në Komunën e Malishevës. Në këtë fshat nuk ka ndonjë xhami të ndërtuar, apo objekte të ndonjë kulti tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *