Ditën e sotme Kosova dhe Shqipëria do të mbajnë mbledhjen e 8-të të përbashkët qeveritare, ku pritet firmosja e disa marrëveshjeve.
Ndërkohë ministrat shqiptarë janë nisur me autobus drejt Kosovës.
Ka qenë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i cili ka shpërndarë një foto nga brenda autobusit me të cilin udhëtonin së bashku ministrat shqiptarë.
Ndërkohë, kreu i ekzekutivit Edi Rama me disa ministra ka arritur në Kosovë një ditë më parë, me ç’rast Rama vizitoi disa biznese kosovare e familjen e ish presidentit Hashim Thaçi në Burojë.