Press Online mëson për identitetin e viktimës së zjarrit të mbrëmshëm në një banesë në Gjakovë. Xhevdet Brahimaj nga Brigada e Zjarrfikësve në Gjakovë i ka thënë gazetës Press Online se viktima është Rrahmane Çukani, vajza e Bekim Çukanit, nga komuniteti egjiptian. Vajza ka qenë e palëvizshme, ka konfirmuar Brahimaj.

Policia e Kosovës poashtu sot ka dhënë një njoftim për rastin tragjik.

“Me datë 20.06.2022 rreth orës 01:37, Stacioni Policor – Gjakovë ka pranuar informatë për një zjarr që kishte përfshirë një banesë në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.

Patrulla policore ka konfirmuar zjarrin ku ishte duke u djegur një banesë në një bllok banesor.

Zjarrfikësit kanë dalë në vend e ngjarjes dhe është bërë evakuimi i banorëve.

Në banesën në fjalë pas shuarjes së zjarrit është gjendur trupi i viktimës femër kosovare e lindur në vitin 2011 për të cilën ekipi mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj.

Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me rekomandimin e të cilit është iniciuar rast “Hetim i Vdekjes” dhe “Zjarrvenje”.

Trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *