Ylli i Real Housewives of Cheshire, Hanna Kinsella prezantoi fëmijën e saj dhe zbuloi emrin e saj të pazakontë.
32-vjeçarja tashmë është nënë e djalit Maximus, të cilin e ndan me bashkëshortin Martin dhe ylli i reality TV ndau lajmin e tyre emocionues në fillim të këtij muaji.
Hanna foli për rritjen e familjes së tyre në një intervistë për OK!, dhe zbuloi se ishte frymëzuar nga trashëgimia e saj persiane kur vendosi për të zgjedhur emrin e vajzës së saj – Kimia.
“Kimia është në fakt një emër i lashtë persian, kështu që padyshim që të dy prindërit e mi janë iranianë, unë jam nga një trashëgimi persiane dhe mendoj se emri i fëmijës tonë parë, Maximus nuk është me të vërtetë një emër iranian,” shpjegoi ajo.
Megjithatë, ajo është e shqetësuar se e vogla Kimia Kinsella mund të tingëllojë shumë e ngjashme me yllin miliarder Kim Kardashian.
“Versioni i shkurtër është gjithashtu i lezetshëm, si Kim apo Kimi – pa dashje Kimmy K”, qeshi ajo.
Hanna tha se ishte nëna saj, e cila po lexonte një libër të lashtë me poezi persiane, ajo që i ndihmoi ata të vendosnin për emrin e vajzës së tyre.
“Një nga personazhet quhej Kimia, dhe më kujtohet që mendova: “Është një emër kaq i bukur dhe shumë i pazakontë”, tha ajo.
Martin, babai i vajzës tha se bashkëshortja e tij Hanna ishte “aq e lumtur” që kishin një vajzë, pasi ajo donte ta përdorte emrin të cilin e kishte menduar shumë më heret.
“Kur kishim Maksin, po të ishte vajzë do ta thërrisnim Kimia. Hanna donte vërtet një vajzë, “tha ai.
Hanna e quajti vajzën e vogël “një varkë e vogël ëndrrash” dhe rrëfeu se ishte “shumë me fat” që e kishte atë.