Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në përgjigjet ndaj gazetarëve, ka folur edhe për vizitën e tij në Hagë, ku ishte takuar me ish-presidentin Hashim Thaçi.
Ai ka thënë se në formularin para se të hyjë në Hagë për ta takuar Thaçin ka shkruar: “më ka marr malli” dhe “kjo është e vërteta”.
Ai këtë deklaratë e ka bërë në konferencën e përbashkët me kryeministrin Kurti.
“Kur kam plotësuar formularin, aty kishte një pyetje për çfarë arsye do ta takosh. Aty kam shkruar me gërma gravitale ‘më ka marrë malli’ dhe kjo është e vërteta. Kështu që ka qenë nder dhe kënaqësi e jashtëzakonshme për mua të takohem me prindërit dhe familjen e tij”, ka thënë Rama.