Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e opërbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin iu përgjigj pyetjeve për Ballkanin e Hapur si dhe marrënien e tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Rama tha me ironi se ai është “vëllai i Vuçiqit”.

“Për të ardhur te pro-serbizmi im. Unë jam më shumë se kaq. Jam vëllai i Vuçiqit. Ju e dini këtë dhe e keni bërë kështu.. status timin, që unë jam vëllai i tij, por përtej kësaj unë dua të them këtë. Këndvështrimi im është që ne nuk na duhet një Serbi e radikalizuar, aq më tepër në kontekstin e sotëm. Ne na duhet të bëjmë çmos t’i rrisim të gjitha ato mundësi ta integrojmë këtë pjesë të Europës që jo pa arsye është pjesa më e prapambetur historikisht”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *