Trupat speciale të Forcave Ajrore amerikane me bazë në Xhorxhia u vendosën në Paqësor ku mbajtën një stërvitje ekstreme në xhungël.
“Business Insider” shkruan se kjo stërvitje vjen në një moment kur ushtria amerikane po e zhvendos fokusin në një konflikt të mundshëm me Kinën në rajonin Indo-Paqësor, ku forcat mund të përballen me terrenin e xhunglës.
Këto forca qëndruan gati për një muaj në Havai duke u stërvitur në terrenin ekstrem. Sipas “Business Insider”, fokusi i stërvitjes ishte kamuflimi në xhungël dhe zbulimi i armikut.
Nënkoloneli Michael Vins u shpreh se forcat special duhet të jenë të gatshme të luftojnë e mbijetojnë në një terren të tillë. /A2CNN