Në Gjakovë, si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën një vajzë 11-vjeçare, e cila ishte e palëvizshme, raporton Gazeta Sinjali.
Personat që u shpëtuan ishin babai i viktimës bashkë me fëmijën tjetër, të cilët u evakuuan menjëherë, por si pasojë e zjarrit të madh për fat të keq, Zjarrfikësit nuk arritën ta shpëtonin edhe vajzën.
Sipas informatave të para, babai ishte duke fjetur me fëmijët në një dhomë, në momentin që banesën e kaploi flaka.
Njësitet përkatëse dolën në vendin e ngjarjes, ku pas shuarjes se zjarrit është gjetur trupi i karbonizuar i viktimës, ku ekipi mjekësor e konstatoi vdekjen.