Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë në Tiranë, ku një çift të moshuarish janë gjetur pajetë në shtëpinë e tyre.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Nënstacioni i Selitës”, ku nipi ka gjetur të vdekur dy gjyshërit e tij, burri 80-vjeçar ishte i varur dhe dyshohet se ka qenë akt vetëvrasjeje, ndërsa gjyshja është gjetur pa ndjenja e rrëzuar në tokë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Shtetasi S. M. dyshohet se është vetëvarur ndërsa shtetasja A. M., është gjetur pa ndjenja.
Stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy.