Shkruan: Haki Morina
Shpesh përmendet jugonostalgjia. Dhe nuk përmendet kot. Tek e fundit, lehtë është të kuptohet që në Kosovë jugonostalgjia është ende e fuqishme. Mjafton të bësh një anketim të thjeshtë, dhe do ta kuptosh që ende shumica e shqiptarëve të Kosovës kanë mendim pozitiv për ish diktatorin jugosllav Josip Broz Tito.
Pas luftës mendoja që kjo ndjenjë dhimbje e malli për Jugosllavinë është zhdukur. Por jo. Çdo ditë e më shumë e kuptoja që ajo kishte mbetur dhe nuk shqitej dot nga zemra dhe mendja e shtresave të caktuara, e me ndikim në shoqërinë tonë. Çështja ishte se kjo ndjenjë nuk shfaqej më në formën e drejtëpërdrejtë, por në formë më të sofistikuar dhe shumë më të padukshme. U moderua kjo dashuri ndaj jugosllavisë, sepse tashmë nuk ishte në modë të flisje hapur kundër Republikës dhe Pavarësisë së Kosovës, siç kishte qenë dikurë. Bile tash, të njëjtat shtresa që e kishin luftuar Republikën, thirreshin në Republikë. Të njëjtit që dikur të kishin dënuar për Republikën, disa vjet pas shpalljes së Pavarësisë, dilnin e shkruanin nëpër Prishtinë parullën “Kosova republikë” dhe “Jo negociata-Vetvendosje”. E tash të njëjtit e kanë gojën plot kundër Open Ballkanit.
Duke u kujtuar për të kaluarën dhe të tashmën, gjatë shetitjes pranë lumit, më ra ndërmend Erina ime, e cila tash ka 13 vjet. Më ra ndërmend që kjo është rritur këtu në Zvicër, ju kanë regjistruar pamjet e këtij vendi, ka krijuar shoqërinë me fëmijët e këtij vendi, është edukur dhe ka marrë kulturë të këtij vendi. Erina nganjëherë thot se dëshiron të kthehet në Kosovë, por sikur një ditë të kthehemi në Kosovë, dhe të jetojmë përgjithmonë atje, asaj kurr nostalgjia për Zvicrën nuk do ti hiqet. Nuk do ti hiqet, sepse që në fëmijëri ajo ka regjsitruar natyrën, kulturën, edukatën dhe respektin për Zvicrën. Bile këtë edukatë, respekt, kulturë dhe dashuri ndaj Zvicrës, do ta përcjellë edhe tek fëmijët dhe nipat e saj në të ardhmën.
Kështu është puna e jugonostalgjikëve, të cilët jo të gjithë e deklarojnë hapur, por të gjithëve ju dhembë koka kur shohin tri shkronjat e arta të UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *