Një rast i rëndë vdekjeje ka ndodhur në qytetin e Budvës në Mal të Zi ku një qytetar i Malishevës ka gjetur vdekjen derisa po punonte në ndërtimtari për sigurimin e kafshatës për familjen e tij.
Familja e pikëlluar Berisha nga Gurbardhi i Malishevës, (aktualisht duke jetuar në Prizren), njofton miqtë, dashamirët dhe farefisin se ka ndërruar jetë aksidentalisht në punë ndërtimi në qytetin Budva, familjari i tyre 54 vjeçar Izahir N Berisha, njofton Malisheva RTV
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 21.06.2022 në ora 18:00 në varrezat e fshatit Gurbardh, kurse Porta e Ngushllimeve hapet nesër në Prizren!