Një restorant në Teksas ka ndaluar përgjithmonë ardhjen e një mysafiri që i ka lënë një mesazh racist një kamarieri në një faturë ku shkruhej “Ne nuk u japim bakshish terroristëve”, raporton Independent.

Khalil Cavil, një kamarier në Saltgrass Steak House në Odessa, ndau përvojën e tij të marrjes së një mesazhi racist në profilin e tij në Facebook. Ai tha se i erdhën të përziera kur u kthye në tryezën e servirjes dhe pa mesazhin në faturë. “Nuk dija çfarë të mendoja apo çfarë të thoja, thjesht më sëmuri”, ka shkruar Cavil.

“E ndaj këtë mesazh me publikun sepse dua që njerëzit të kuptojnë se ky racizëm dhe urrejtje ekziston ende.

Fotoja është dëshmi se të ftuarit nuk kanë lënë bakshish për faturën prej 108,73 dollarësh dhe se kanë rrethuar qëllimisht emrin e tij. Cavil tha se njerëzit shpesh kanë supozime të gabuara për emrin e tij që ai mori nga një mik i babait të tij, i cili vdiq ndërsa të dy ishin në ushtri së bashku. Postimi i Cavil është shpërndarë më shumë se 17,000 herë në Facebook dhe ai ka marrë mbështetje nga njerëz nga e gjithë bota. Z. Cavil shkroi në Facebook se ai përdor përvojën e tij negative si një mjet për të ndihmuar në ndryshimin e botës.

“Kam vendosur që kjo ngjarje do të më inkurajojë dhe inkurajojë të tjerët të ndryshojnë botën”, ka shkruar ai.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *