Një grua pretendon se ish-burri i saj e përdhunoi disa herë në gjumë, por thotë se policia nuk e ka akuzuar atë.
Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, pretendon se është abuzuar fizikisht, verbalisht, seksualisht dhe emocionalisht gjatë marrëdhënies.
Manchester Evening News ka parë një denoncim ndaj ish-bashkëshortit të saj në Gjykatën Familjare në Mançester dhe deklaratën në të cilën ajo liston katalogun e abuzimeve.
Alison, jo emri i saj i vërtetë, pretendon se asaj iu tha nga policia që hetoi pretendimet e saj se Shërbimi i Prokurorisë kishte thënë se nuk kishte prova të mjaftueshme për të akuzuar autorin e supozuar.
Policia e Mançesterit ka thënë se provat që ata mblodhën “nuk e plotësonin pragun” për një kallëzim penal.
Por tani, Alison dëshiron që akuzat e saj të rihetohen.
“Ai më përdhunoi dhe më abuzoi seksualisht disa herë gjatë marrëdhënies sonë”, tha ajo.
“Ai më përdhunoi teksa flija dhe më pas më tha për këtë mëngjesin tjetër. Ia bëra të qartë se nuk e pranoja këtë, por ai vazhdoi ta bënte.”