Një anije luftarake e SHBA-së lëshoi një raketë paralajmëruese për të penguar një varkë patrulluese të Gardës Revolucionare iraniane që po shkonte drejt saj.
Incidenti ndodhi në detin strategjik të Ormusit, njoftoi marina amerikane dhe raporton AP.
Flota e Pestë e Marinës së SHBA-së, e vendosur në Lindjen e Mesme, tha se tre skafe të Gardës Revolucionare iraniane patën një patrullim “të pasigurt dhe joprofesional” kur anijet amerikane Siroko dhe Chokto County kaluan përmes kalimit të ngushtë që ndan Gjirin e Omanit nga Gjiri Persik dje.
Marina deklaroi se një nga anijet e Gardës iraniane po nxitonte drejtpërdrejt drejt anijes amerikane Siroko përpara se të ndryshonte kursin e saj.
Siç u tha, Siroko hodhi një raketë me dritë paralajmëruese. E gjithë ngjarja ka zgjatur rreth një orë. Irani nuk ka konfirmuar ende se ka pasur një incident në kalimin, përmes të cilit kalon një e pesta e gjithë tregtisë së naftës, sipas AP.
Incidenti ndodhi në një kohë kur tensionet në rajon janë të larta, pasi nuk është arritur rinovimi i marrëveshjes bërthamore të Iranit me fuqitë botërore dhe negociatat kanë ngecur, ndërkohë që Teherani po pasuron uraniumin në programin e tij bërthamor në nivelin më të afërt me prodhimin e armëve.