Një 37-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë, mbrëmë para mesnatës në Gjakovë, pasi dyshohet se ka tentuar ta vras vëllain e tij me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën ’’Ferid Domi’’,  ku i dyshuari V.V., ka gjuajtur me armë në drejtim të vëllait të tij, 30-vjeçar.

Sipas informatave të para, motivi i tentim vrasjes dyshohet të jetë  mosmarrëveshja pronësore.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë për  veprat penale “vraje në tentativë” dhe “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”:.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *