Familjarët e bariut, Bleti Angjo, i cili dyshohet se në bashkëpunim me dy kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj, mbytën dhe hodhën në rezervuar 26-vjeçarin Martin Çeço, kanë mohuar faktin se ai mund të ketë pasur lidhje dashurie me vajzën që u bë mollë sherri.
E motra e çobanit deklaroi se kjo është e pabesueshme dhe s’mund të ketë pasur kurrë një romancë mes vëllait të saj dhe 18-vjeçares.
Ndërsa, kunati i Bleti Angjos tha se ai është përdorur nga dy kushërinjtë për vrasjen e të riut.
Kunati i Bleti Angjos: Që mund ta ketë njohur çoban po, por jo që ka pasur një lidhje me të. Nuk e besoj.
Kunati i Bleti Angjos: Makina është e Valterit, jo e kunatit tim. Se di çfarë ka ndodhur atë natë. Nuk e njihte viktimën, absolutisht. Nuk e dimë se çfarë ka thënë në prokurori. Është e pabesueshme.
Bledi është analfabet, s’di as të shkruajë dhe as të lexojë. Mund të jetë përdorur nga dy kushërinjtë në këtë situatë.