Motra e Martin Çeços ka ngritur akuza të forta ndaj 18-vjeçares, e cila dyshohet se u bë shkak për vrasjen e 26-vjeçarit.

Ajo ka hedhur poshtë pretendimet e 18-vjeçares se ajo nuk e njihte Martin Çeçon dhe se nuk kishte punuar kurrë në byrektore, ndërsa  u shpreh se vajza, e cila dyshohet se u bë shkas për vrasjen e 27-vjeçarit, është mashtruese e madhe.

“Sapo dola nga komisariati, jam me motrën. Ajo gënjen, janë të gjitha gënjeshtra. Është shumë mashtruese e madhe. Nuk është e vërtetë që vajza nuk punonte në byrektore. Ajo mori vëllain në qafë.

Nuk e di kush është i dashuri i vajzës, por fajet i ka ajo që vëllai iku. Në polici nuk është fare ajo, vajza në video. Të na ballafaqojë me vajzën, do ia nxjerr sytë me duart e mia. Se di si ka qenë puna e njohjes së tyre. Ata e dinë, por ndoshta ka qenë ajo që ka shtyrë vëllain të dilte jashtë.

Në anën tjetër nëna e 18-vjeçares M.P që akuzohet se është bërë shkak i sherrit dhe vrasjes së 26-vjeçarit Martin Çeço në një fshat të Maliqit, ka treguar se e bija e saj adoleshente është në një gjendje presioni nga policia. Këtë e ka konfirmuar drejtuesja e emisionit në televizionin News24, ku mamaja e vajzës është “rrëfyer”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *