Tre burra janë arrestuar pasi boksieri Amir Khan u grabit me armë dhe iu vodh një orë 72,000 £ në Londrën Lindore në prill.
Pamjet e ngjarjes ishin publikuan pasi u kapën nga CCTV. Policia Metropolitane tani ka njoftuar se tre persona janë marrë në pyetje pasi janë arrestuar si të dyshuar për grabitje.
Një zëdhënës i Scotland Yard tha: “Detektivët që hetojnë një grabitje në rrugë me armë në Leyton kanë bërë tre arrestime.
“Tre burrat – A, 25, B, 34 dhe C, 20 – u arrestuan nën dyshimin për grabitje pasi urdhër-arrestet u ekzekutuan nga detektivët mëngjesin e sotëm.
“Të tre mbeten në paraburgim”.
Khan ishte fotografuar me një fans më herët gjatë ditës me orën e tij të ekspozuar. Ai gjithashtu vendosi orën, të mbushur me 719 diamante, në një ngjarje bamirësie në hotelin Grosvenor House një natë më heret, duke ngritur frikën se ai mund të ishte shënjestruar në mënyrë specifike.
Disa orë pas sulmit, ai shpërndau një video në rrjetet sociale dhe u tha fansave në Instagram: “Mbrëmja ishte pak e çmendur. Më vjen mirë që të gjithë janë mirë. Është pak e çuditshme të mos vendosësh orë, por është ajo që është.
“Unë thjesht doja t’ju them se jam mirë. Unë dhe gruaja po bëjmë disa punë televizive sot.”
“Dy burra vrapuan drejt meje, njëri më kërkoi orën ndërsa më kishte drejtuar një armë në fytyrë”, tha ai në Twitter.
“Gjëja kryesore është që ne të dy jemi të sigurt.”
Policia tha në atë kohë se nisi një hetim pas grabitjes në orën 21:15 më 18 prill.
“Viktima, një burrë i moshës 30-vjeçare, atij iu afruan dy meshkuj të cilët e kërcënuan me armë përpara se t’i vidhnin orën dhe të iknin”, tha një zëdhënës në atë kohë.
“Asnjë e shtënë nuk është shkrepur dhe askush nuk është lënduar.”