Ka vdekur sot mësimdhënësi dhe ish drejtri i disa shkollave nga Ferizaji, Hyzri Zymberi. Rreth të ndjerit janë bërë shumë dedikime, nga shumë ferizajas, ndërkaq një telegram ngushëllimi për të e ka bërë edhe kryetari i Ferizajit, Agim Aliu, i cili e ka quajtur të ndjerin Zymberi, “ferizajas të rrallë”.
Telegramin e z. Aliu mund ta lexoni më poshtë:
“Sot, morëm lajmin e kobshëm, se nga ne, nga familja e miqtë, nga Ferizaj që e deshti deri në frymën e fundit u nda ferizajasi i rrallë, aktivisti politik e komunitar, mësimdhënësi i dalluar, drejtori suksesplotë në disa shkolla, prindi e miku shembullor, Hyzri Zymberi.
Sa e rëndë të thurrësh fjali morti për mikun e rrallë, sa zbrazëti ndjen gjithsecili që e njohëm të ndjerin. Por ama, vepra e tij, njerëzorja, intelektualiteti e virtytet e tij, do të mbeten shembëlltyrë e së mirës.
Ngushëllime të sinqerta familjes Zymberi, kolegëve të arsimit, miqve e të njohurve të të ndjerit.
Qoftë i parajsës shpirti i tij!”