Veterani i UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka kujtuar një detaj interesant që ka patur me një ordinancë private, ku i janë kryer të gjitha shërbimet pa pagesë.
Arsyetimi i ordinancës e ka lënë atë pa fjalë:
“Pas të gjitha kontrollave mjekësore, dhe pas të gjitha analizave, kur vie koha e pagesës kjo është fatura.
Përgjigjja e mjekut ishte, se pa luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe pa sakrificën e juaj ne nuk do të ishim këtu ku jemi. Ky veprim ishte tepër emocionues për mua.
Faleminderit, Ordinanca “TRURI”, për shërbimin dhe vlerësimin.
Faleminderit, Dr. Burim Jashari- Breca.”, ka shkruar Qeriqi
.