Haxhi Avdyli e ka nisë, e Isa Mustafa e ka “bitisë” një polemikë të vrazhdë mes vete, pasditën e sotme
Ky është adresimi i Avdylit:
“I paftyri që iku nga politika, akoma po moralizon.
Ai cili do mbahet mend vetëm për koalicionet e natës me PDK-në përkundër që LDK kishte vendime tjera, shtiret e qan me lot krokodili.
Ai që do hyn në historinë si shkatërruesi i LDK-së, flet për liberalizim e do mbahet mend për asociacion.
Meqë Kosova ishte në fund të listës së vendeve më të korruptuara, në fund të listës së lirisë së fjalës e lirive politike një pjesë të meritës e ka Isa Mustafa dhe partneri tij PDK.
Prandaj meritë pse Kosova ishte shndërruar në Eldorado ku vidhej në pikë të ditës dhoma e dëshmive, milionat nga thesari, bëheshin keqpërdorime e tenderomani të përditshme e bënë që Evropa ti mohoj Kosovës liberalizimin.
Prandaj për fund pse Kosova ishte në fund të pusit në shumë sektorë, njëri nga GËRMUESIT më të medhenj të atij pusi e ka emrin Isa Mustafa.
Por ditë të mira po vijnë për Kosovën, pa dyshim, por penzioneri idhnak ska për të bërë lum.
KOSOVA sot, nesër e çdo ditë po bën hapa përpara për të dalur nga pusi i Isa Mustafës dhe partisë besnike të tij PDK-së.”
Ka pasuar përgjigja “idhnake” e Mustafës:
“Me u marrë me Haxhi Avdylin, është si me u marrë me jashtëqitjen”.