Me 44 vota pro e 57 kundër ka dështuar të aprovohet iniciativa për tërheqjen e 30 perqind të mjeteve nga Trusti.
Ka qenë partia në pushtet, Vetëvendosja ajo që ka votuàr kundër dhe ka pamundësuar që qytetarët të tërheqin një pjesë të parave të veta.
Pas dështimit opozita e ka lëshuar sallën e mbledhjeve.
Ideja e tërheqjes së mjeteve ka qenë e PDK-së dhe është mbështetur edhe nga pjesa tjetër e opozitës.