Deputetja boshnjake në Parlamentin e Kosovës, Duda Balje ka deklaruar publikisht se do ta mbështesë votimin për tërheqjen e 30 përqindëshit të mjeteve nga Trusti Pensional i Kosovës, nga krientët e Trustit.

“Të nderuar, unë jam PËR trustin, sepse e kuptoj!”, ka shkruar Balje në Facebook.
Komentet rreth deklaratës së saj kanë qenë të ndryshme.
Disa prej komenteve mund t’i lexoni më poshtë:
“Ti je per trustin, por kur po vjen puna me votu po truse z…!”
“Trusti eshte siguri per pension, jo mi hargju per deti …”
“Nuk e paske kuptu mire. Kerkoni pensionet qe i kemi ne Serbi, e jo paret e trustit”.
“Populizmi nuk është imazh i duhur në politikë”.
“Le t’ja kthejnë secilit paret e veta, e ne pleqni le ti lajn ne meshirë te fatit, me fjale tjera le ti lajne me i ra fyellit”

“Të lumtë oj Duda Dudije”

“Te lumte deputete, bindi edhe koleget, sepse ka shume arsye me u votu”.
“Ok Dude, qysh te thush ti, i din senet”.
“Të lumt oj Dudë … je ma e mira”.
“Na myte, her jam, her s’jam, ta dim a je, a s’je për”.
“Trusti nuk eshte sistem pensional. Ne shtetet perendimore, Trustin ka te drejt qytetari ta merr kur te don vetem me nje kerkesë te thjesht. Nuk eshte per Mosh te pensionit. Ne do i marrim paret e tona. Shteti duhet te krioj sistemin pensional ashtu siq d… “
“Qytetarët që kanë nevojë asgjë s’perfitojne nga TRUSTI, aty fitoni Ju deputetët dhe Ne tjeret që kemi depozita në trust. Një e treta e kosovarëve ka para në trust, e dy të tretat s’kane, dmth flitet për një të tretën e qytetarëve të krejt Kosovës.… “
“Unë të kuptoi që je per Trustin Duda se ki qka me terhek!!!! Për popullaten me paga 400 ose 500 euro s’kan qka terheqin se shuma ësht shumë e vogelë këtë e dini ju të politikes shumë mirë. Mas leti ësht me thon une jom per Trustin deri sa ti i terhek 5 m… “

“Sa € t’bin mi marr ty prej trustit, sa perfitojn prej trustit veteranet e UÇK, sa perfitojnë kategorit sociale…”

“Trusti nuk është ndihmë sociale! Ai si ne çdo vend te Evropës është i dedikuar për kohën e pensionimit, dhe ketu nuk ka se qka te diskutohet e poletizohet…”
“Tani humbe respektin nga populli !Duda Balje po gabon !”
“Edhe kush ndihmohet nga trusti sipas teje? Ti e ata qe kan pas rroga t’mira prej pas luftes e knej se populli nje pjes e vogel esht qe ka pak trust qe si ndihmon bash kurgju hiq po mos u ndiko nga ata hajnat qe e kan veq per perfitime
politike se ti ne …”
“Eee shyqyr qe koke kthy ka kibla!”
“Edhe na jena per ty, sepse te kuptojmë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *