Redzovic që ka stërvitur 22 vite jiu-jitsu dhe është pronar i një akademie të artit marcial në Chicago rastisi në dyqan ku po blinte ëmbëlsira për fëmijët e tij javën e kaluar kur vërejti një person që po keqtrajtonte klientët dhe punëtorët në dyqan.

“Atëherë kur pashë që ai mësyu dhe goditi një punëtor në kokë, ndërhyra, e kapa si në stërvitje që bëj, e rrëzova dhe e shtypa si një petë dhe pastaj e lidha si një gjevrek” Redzovic i ka thënë Fox32 Chicago.

Redzovic e ka xhiruar një pjesë të incidentit dhe e ka publikuar drejtpërdrejtë në konton e tij në Facebook. Ai shihet si e mban të dyshuarin të lidhur si gjevrek për 18 minuta deri në arritjen e policisë. Hajni i identifikuar dëgjohet tek i lutet ta lëshojë por Redzovic refuzonduke i thënë se ai kishte keqtrajtuar ato vajzat dhe e kishte goditur punëtorin.

Policia tha se Cruz kishte vjedhur në të njëjtin dyqan po atë ditë më herët dhe ishte kthyer për më shumë. Policia njoftoi se i dyshuari është paditur për vjedhje dhe sulm fizik.

Idriz Redzovic ka pësuar një rritje në popullaritet dhe po e shfrytëzon mirë për të rritur biznesin e tij me këtë rast që demonstroi aftësitë që mund t’i përfitojnë klientët në akademinë e tij të arteve marciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *