Drejtoria Rajonale Prishtinë

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

PJESËMARRJE NË RRAHJE

Rr. e Pejës, Fushë Kosovë 22.06.2022 – 00:10. Raportohet për një rrahje në mes të disa personave ku si pasojë viktima mashkull kosovar është therur me thikë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Gllamnik, Podujevë 22.06.2022-19:36. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje me veturë është rrezikuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari (nën ndikim të alkoolit) gjatë arrestimit ka tentuar t’i sulmojë fizikisht zyrtarët policorë duke shfaqur rezistencë aktive. Gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sprej si provë materiale. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

NGACMIM SEKSUAL & KANOSJE

Lipjan, Prishtinë 22.06.2022-16:47. Viktima femër kosovare ka raportuar i dyshuari mashkull kosovar ndaj saj ka kryer veprat penale të lart-cekura. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, me  vendim të së cilit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

VJEDHJE E RËNDË NË TENTATIVË

Rr. Bahri Fazliu, Prishtinë 21.06.2022 – 23:01. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë tentuar të kryejnë vjedhje në dy vetura të dy viktimave një femër dhe një mashkull kosovarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

DHUNË NË FAMILJE

  • Obiliq 21.06.2022 – 22:24. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
  • Podujevë 21.06.2022-23:00. Me 22.06.2022 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë fizike. Viktima ka pranuar tretman mjekësor . Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
  • Prishtinë 22.06.2022-17:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht dhe i ka dëmtuar gomat e automjetit. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në QKUK-psikiatri për shkak të problemeve psikike, rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

SH.RR.P & PËRDORIM I MJETIT TË RREZIKSHËM

Rr. Dalmatët, Prishtinë 22.06.2022-03:00. Raportohet se janë dëmtuar tre automjete me targa vendore pronë e tre ankueseve meshkuj kosovarë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore të cilat kanë hasur një mjetë të shpërthyer që dyshohet të jetë granat dore, e cila është hedhur nga persona të panjohur. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar .

 

ZJARRVËNIE

Rr. Hajdar Dushi, Prishtinë 22.06.2022 – 13:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga person-a të panjohur është djegur një qadër verore,  rasti vazhdon të hetohet.

 

RASTET TJERA- NGJARJET:

 

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

  • ANP-së- Adem Jashari 22.06.2022 – 12:20. Në bazë të urdhëresës  lëshuar nga gjykata është  arrestuar  një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
  • Prishtinë 22.06.2022-17:00.  Në bazë të urdhëresës  lëshuar nga gjykata është  arrestuar  një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

 

 

                                  Drejtoria Rajonale Gjilan

 

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Lagjja malësia, Kamenicë 22.06.2022 – 13:15.  Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime trupore. Viktima  është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit, rasti  në procedurë të rregullt.

 

 

                                 Drejtoria Rajonale Ferizaj

 

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

 

PERSON I ZHDUKUR

Ferizaj 22.06.2022 – 11:50. Ankuesja  femër kosovare  ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar në drejtim të panjohur. Rasti vazhdon të hetohet.

 

                                   Drejtoria Rajonale Prizren

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Rr. Muharrem Hoxhaj, Prizren 22.06.2022-21:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje verbale  e kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit. Si prova materiale janë sekuestruar: një gyp metali dhe një thikë. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

  • Rr. Reshat Kajragdiu, Prizren 22.06.2022-21:00.  Viktima mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti dyshohet   se aksidentalisht është goditur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar, rasti vazhdon në procedurë hetimore.

 

  • Fsh. Kuklibeg, Dragash 22.06.2022-07:45. Është arrestuar i dyshuari mashkulli kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore për të cilat ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit  rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

VJEDHJE E RËNDË

Rr. Qazim Berisha, Prizren 18-22.06.2022:08:48. Ankuesi mashkull kosovar raporton se persona të dyshuar  me forcë kanë depërtuar në shtëpinë, në të cilën përveç demolimit kanë kryer dhe vjedhje. Njësitë relevante kanë dalë në vendngjarje, lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, rasti është nën hetime.

 

MONEDHË  E FALSIFIKUAR

Rr. Brigada 123, Suharekë 22.06.2022 – 13:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë në vlerë prej 50 dollarë e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar,  rasti vazhdon të hetohet.

 

LËSHIMI I ÇEQEVE PA MBULESË OSE TË RREMË DHE KEQPËRDORIMI I KARTELAVE TË BANKËS APO TË KREDITIT

Prizren 21.06.2022 – 20:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se përmes sms-it është njoftuar se nga kartela e tij bankare janë realizuar disa blerje të cilat viktima nuk i kishte kryer,  rasti vazhdon të hetohet.  

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

 Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

                                   Drejtoria Rajonale Pejë

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

HETIM I VDEKJES

Pejë 22.06.2022 – 05:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në ballkonin e një dhome ka vërejtur  viktimën mashkull kosovar të shtrirë. Njësitë relevante policore dhe një ekipi i ndihmës së shpejtë ka dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku përgjegjës është  konstatuar vdekja  e viktimës.

Në vendin e ngjarjes janë mbledhur provat që i shërbejnë hetimit të rastit, ndërsa me vendim të prokurorit  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

 

DHUNË NË FAMILJE

Klinë 21.06.2022-16:00. Viktima femër kosovare është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që e njëjta është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare . Me  vendim të prokurorit, e dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ,rasti në procedurë hetimore.

 

SULM & KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Ymer Basha, Pejë 22.06.2022-22:05.  Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje  është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari – nën ndikim të alkoolit, pas arrestimit ka kanosur verbalisht dy zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i njëjti është ndërguar në mbajtje .

 

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Abedin Rexha, Klinë 22.06.2022 – 12:39. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me  shtatë fishekë. , ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar edhe një pistoletë me gaz. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

Hani Elezit 22.06.2022 – 02:23. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga gjykata , është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

 

                                                                                                

                                  Drejtoria Rajonale Gjakovë

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

KANOSJE 

Rr. Beqir Kastrati, Gjakovë 21.06.2022 – 20:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit  pas një mosmarrëveshje janë kanosur mes vete . Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

 

PENGIM I PERSONIT ZYRTAR GJATË KRYERJES SE DETYRËS

Rr. Skënderbeu, Gjakovë 22.06.2022 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit ka penguar dy zyrtar policor në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

DHUNË NË FAMILJE

  • Gjakovë 22.06.2022-07:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje .
  • Rr. Nëna Terezë , Gjakovë 22.06.2022-17:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës mashkull kosovar. I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në ndalim policor.

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR

PKK. Qafë Morinë 23.06.2022-00:06. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

 

 

                             Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Jug

 

INCIDENTET KRIMINALE

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM

Fsh. Koshtovë, Mitrovicë 21.06.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me armë zjarri ka shtënë në drejtim të automjetit të parkuar, të ankuesit mashkull kosovar. Pistoleta dhe një predhë janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

 

RASTET TJERA – NGJARJET :

Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

                             Drejtoria Rajonale Mitrovicë – Veri

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

ZJARRVËNIE  & DHUNË NË FAMILJE

Mitrovicë Veri 21.06.2022 – 22:50. .  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj dy viktimave një femër dhe një mashkull kosovarë përveç kësaj i njëjti ka shkaktuar zjarr. Në vendngjarje zjarrfikësit kanë bërë shuarjen e zjarrit, ndërsa gjatë kontrollit në trup, të dyshuarit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 0.35 gram. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar në ndalim policor.

 

RASTET TJERA – NGJARJET:

  Asgjë me rëndësi për të raportuar

 

DEPARTAMENTI I POLICISË KUFITARE

 

 

INCIDENTET KRIMINALE

 

KONTRABANDIM  ME MIGRANT

SPK. Hanji i Elezit 22.06.2022 – 13:00. Gjatë kontrollit të rimorkios në një kamion me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull shtetas i Turqisë, janë hasur tre viktimat meshkuj shtetas të Palestinës të cilëve iu

është ofruar trajtim mjekësor për shkak të gjendjes shëndetësore. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që viktimat të dërgohen në qendrën e azilkërkuesve ndërsa të dyshuarit i është sekuestruar pasaporta, rasti vazhdon të hetohet.

 

KALIMI PA AUTORIZUAR I KUFIRIT

Gazivodë, Zubin Potok 22.06.2022 – 07:30. Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe pasagjeren të dyshuarën femër kosovare. Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar rreth 200 kg djathë të cilat dyshohet se janë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale. Vetura dhe malli i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

 

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS-Fishekë 

Aeroporti i Prishtinës ,Adem Jashari 22.06.2022-11:00. Raportohet se është vërejtur  një valixhe pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, me ç’rast në të  janë gjetur dhe konfiskuar 5 copë fishekë kal.7.65 mm .Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 

 

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME:
 

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku  me të lënduar 17
Aksident trafiku  me dëme materiale 30
Tiketa trafiku të shqiptuara 1994
Tiketat në bazë të ligjit Covid – 19 0
Persona të arrestuar 23
Persona në mbajtje 16
Persona në ndalim policor  2
Persona në vuajtje të dënimit 3

 

Me respekt

   Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun       

                              Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

                             Rruga ,,Luan Haradinaj” Prishtinë

                  Tel: 038 5080 1243, 038 500 1237,  038 5080 1462

                              Email: [email protected]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *