Shoqata “Arbëria” kërkon dyshtetësi për ish tê burgosurit politik dhe veteranët e UÇK-së.
Mê poshtë gjeni kërkesën:
“Për: Presidenti i Shqipërisë z. ILIR META,
Kryeministri shqiptar z. EDI RAMA
Lënda: Kërkesë publike për dyshtetësi
Për rrezistencën dhe luftën për liri të ish të burgosurve politikë shqiptarë në ish-Jugosllavi dhe të ish-ushtarëve të UÇK-së, lindin dy pyetje logjike:
– Cili ishte qëllimi i fundit i veprimtarisë së tyre partriotike dhe i luftës për liri,
– A po reflekton mjaftueshëm mirënjohje sot shteti shqiptar ndaj kësaj kategorie
Ish të burgosurit politikë shqiptarë të viseve shqiptare nën Jugosllavi, aktivitetet e tyre klandestine dhe legale varësisht prej kohës së zhvillimit të tyre, i kanë bërë në emër të kauzës së të drejtave kombëtare dhe si qëllim i fundit, bashkimin me shtetin amë, Shqipërinë.
Bazuar në dosjet e hetuesisë dhe në deklaratat në gjykimet e ndryshme të të rinjëve dhe të rejave atëherë, më se miri e vertetojnë këtë. Madje kjo ka qenë njëra nga rrethanat më rënduese për ata, megjithatë, ata deklaroheshin me krenari dhe pa hezitim.
Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shumica prej nesh e kemi përjetua, prandaj mjaft domethënës është teksti i Betimit të Ushtarit të UÇK-së.
Me zhvillimet e reja demokratike që ndodhën në kapërcell të shekullit 20/21 sidomos me çlirimin e Kosovës u hapën rrugë dhe mundësi të bashkëpunimit të ngushtë në mes të dy shtetëve tona. Edhe këto kategori i janë gëzuar këtyre ndryshimeve sepse ndjehen kontributdhënës në këto ndryshime. Por ata kanë edhe zhgënjimet e tyre sidomos kurë kemi parasyshë që shumë persona e kanë shtetësin e dy shtetëve shqiptare, madje, edhe pa e merituar në pikëparje morale etj kurse këta nuk e kanë. Pse edhe këto kategori të mos e kenë këtë mundësi dhe privilegj si simbolikë të përkushtimit të tyre jetësor. Siç dihet, shembuj të dyshtetësisë ka mjaft në regjion dhe më gjerë.
Prandaj, kërkojmë nga shteti shqiptar, që ish të burgosurve politikë dhe ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të iu mundësohet posedimi edhe i shtetësisë shqiptare.
Shpresojmë në mirëkuptimin Tuaj!”