Në spitalin universitar të Ruzinovit në Bratislavë të Sllovakisë, pacientit i është operuar gabimisht syri.
Si pasojë, pacienti ka humbur të dy sytë gjersa mjeku që drejtoi operacionin është pezulluar nga puna.
Rasti është iniciuar edhe nga Autoriteti i Mbikëqyrjes së Kujdesit Shëndetësor. Ata nuk kanë përjetuar ende një incident të ngjashëm në spital.
“Spitali i ofroi pacientit dhe familjes së tij bashkëpunimin e plotë për zbutjen e pasojave mjekësore, psikologjike dhe sociale. Jemi shumë të ndjeshëm ndaj kësaj ngjarje tragjike, sigurisht që komunikojmë me të prekurit dhe do të jemi ndihmues në të gjitha drejtimet”, pohoi Eva Kliska, zëdhënëse e spitalit universitar.