Njoftimi nga KBI-Malishevë:
“Sot pas namazit të drekës në xhaminë e qytetit në Malishevë u bë duaja e haxhinjëve. Fillimisht Alban ef Hoxha imam në xhaminë e Bellanicës lexoi ajetet e haxhit nga Kurani Famëlartë. Pastaj kryetari i Këshillit Sead Paqarizi përshëndeti të pranishmit dhe foli rreth rëndësisë dhe vlerës së haxhit. Ndërsa Ramiz ef Bytyqi imam në xhaminë e Pagarushës bëri duanë e haxhinjëve.
Programin e moderoi sekretari Osman ef Krasniqi.
Në fund kryeimami Flurim ef Krasniqi, njëherit udhëheqës i haxhinjëve të Malishevës i njoftoi kandidatët për procedurat dhe rregullat e haxhit.
Këtë vit nga komuna e Malishevës udhëtojnë për haxh 15 haxhi.”