Kur presin të arrijë një porosi, blerësit në internet mund të kalojnë orë të tëra në pritje dhe duke parë korrierin e tyre duke u afruar më pranë shtëpisë, ose adresësë së dhënë.

Por një burrë ka mbetur në mëdyshje pasi statusi i tij i pritjes ndryshoi në ‘i dorëzuar’ – por nuk ishte ai që mori porosinë në derë.

Paul Conway, 61 vjeç, bleu disa syze dielli në internet dhe labradori i tij, Mazie, është fotografuar si dëshmi e dorëzimit të porosisë nga kompania që e ka bërë dërgesën.

Conway tha: “Dukej sikur ia dorëzuan qenit tim. Më dukej shumë qesharake pasi gjithçka që mund të shihni është qeni duke parë pakon në dorën e korrierit.”

Paul, i cili jeton me gruan e tij Jane, mirëpritën Mazie tetëvjeçare në shtëpinë e tyre kur ajo ishte vetëm një qenushe e vogël.

Duke shpjeguar se ajo nuk është mjaft e aftë për të zhbllokuar dhe për të hapur derën vetë, Paul shtoi: “Korrieri trokiti në derë dhe gruaja ime e hapi për të marrë paketën. Por gruaja ishte ende pas derës, kur ata bënë një foto të derës pranuese të porosisë dhe aty ishte vetëm qeni jonë që e kishte shoqëruar pronaren deri te dera.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *