Zgjedhjet e përsëritura parlamentare të parapara për sot në vendvotimin numër 6 në Tërnovc të Madh në komunën e Bujanocit nuk kanë filluar me kohë.

Të drejtë vote në atë qendër votimi kanë 1089 votuesë.

Zgjedhjet po përsëriten për herë të katërt në këtë qendër votimi pasi Gjykata Administrative pranoi ankesën e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Shaip Kamberit për parregullsitë gjatë procesit zgjedhor të 27 majit.

Megjithatë, siç raportojnë mediat serbe votimi nuk ka filluar as në orën nëntë e gjysmë, për shkak të mosmarrëveshjeve mes anëtarëve të këshillit zgjedhor dhe shpërndarjes së saktë të detyrave. Për këtë janë njoftuar Komisioni Komunal Zgjedhor dhe organet kompetente dhe tani priten udhëzime të tjera.

Sipas informacioneve të fundit, në qendrën e votimit është raportuar për një bombë të vendosur, përmes telefonit, por siç merret vesh, anëtarët e këshillit zgjedhor kanë refuzuar të largohen nga qendra e votimit përkundër kërkesës së drejtorit të shkollës fillore Muharem Kadriu, nga vendvotimi numër 6.

Zyrtari i SPS-së Veljko Odaloviç mbërriti në Tërnovc të Madh për të biseduar me anëtarët e komitetit të qendrës së votimit në një takim të mbyllur për publikun.

Fillimi i votimit ishte caktuar për në orën 07:00, duke zgjatur deri në orën 20:00.

Me një reagim rreth vonesave në procesin zgjedhor ka dalë edhe kandidati për deputet, Shaip Kamberi.

“Në Tërnoc, në njësinë numër 6, nuk ka filluar votimi as pas tre ore përplasjesh mes komisionerëve që ka filluar pas provokimeve të komisionerëve të SPS se ”kjo është mbretri dhe na vendosim këtu”.
Shumë zgjedhës janë kthyer nga vendvotimi dhe nuk iu është mundësuar të votojnë.
Ndërkohë vjen një paralajmrim për “bombë të vendosur në objektin e shkollës ku po mbahen votimet”, që e ka marrë drejtori i shkollës me telefonatë anonime, skenar ky për të krijuar frikë te votuesit shqiptar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *