Ukraina tha të enjten se ka pranuar sistemet raketore amerikane me rreze të gjatë veprimi, HIMARS, armatim i fuqishëm për të cilin Kievi beson se mund të ndihmojë për ta ndryshuar rrjedhën e luftës.
“Faleminderit, kolegu dhe miku im amerikan, sekretar i Mbrojtjes, Lloyd Austin, për këto mjete të fuqishme. Vera do të jetë e nxehtë për pushtuesit rusë. Dhe e fundit për disa prej tyre”, tha ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov.
Ai nuk tregoi se sa sisteme të tilla kanë arritur në Ukrainë.