““Beteja e Kosovës është lufta më e madhe kroate”, një deklaratë e aktualizuar këto ditë ka ngritur tensionet mes opinionit serb dhe atij kroat, ndërkohë që Kosova nuk është përzier në këtë debat.

“Beteja e Kosovës është beteja më e madhe në historinë kroate dhe Princi Llazar ishte vasal i mbretit kroat”, u tha nga Kisha Ortodokse Kroate dhe kjo bëri që të hedhen në ajër serbët duke e marrë të drejtën e përvetësimit të betejës që ata e kishin humbur atë kohë në tokën tonë.

Në fakt deklarata e botuar nga Kisha Ortodokse Kroate është botuar në vitin 2016, dhe tani dikush e ka vendosur përsëri.

Një opinionist serb e ka quajtur deklaratën të papranueshme dhe si “një përpjekje për t’i tërhequr qilimin nën këmbë Serbisë”.

Dihet se serbët dhe kroatët janë në rivalitet të kahmotshëm se cilit prej tyre i takon shkencëtari Nikolla Teslla.

Rivalitet që s’mbaron kurrë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *