Parlamenti bullgar i dha sot dritën jeshile Qeverisë për miratimin e kornizës negociuese për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Parlamenti bullgar debatoi sot një vendim që pranon propozimin e presidencës franceze të BE-së në lidhje me kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Kështu, u votua për heqjen e vetos për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, me të cilën Sofja bllokoi anëtarësimin e Shkupit në BE nga nëntori 2020 për shkak të mosmarrëveshjeve kulturore dhe historike.

Deputetët votuan heqjen e vetos së qeverisë për vitin 2020 për kuadrin e negociatave për shkak të mosmarrëveshjeve për çështje historike dhe gjuhë, pasi janë bërë disa ndryshime.

Këto ndryshime duhet të garantojnë me kushtetutë të drejtat e bullgarëve etnikë që jetojnë në Maqedoninë veriore. Gjithashtu, nuk duhet të ketë indikacione në kornizën e negociatave që do të sugjeronin se Bullgaria e njeh ekzistencën e gjuhës maqedonase.

Pas këtij kompromisi qëndron Franca dhe deputetja bullgare Elizaveta Belobradova beson se kjo është oferta më e mirë që Sofja ka marrë deri më tani.

Kujtojmë, kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski tha dje se në Samitin në Bruksel ka shprehur pakënaqësinë për dinamikën aktuale të integrimeve evropiane, duke theksuar se Maqedonia e Veriut ka 18 vjet që pret fillimin e negociatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *