E para e arsimit për Komunën e Malishevës, drejtoresha, Arbëreshë Krasniqi ditë më parë kishte ndarë mirënjohje për  humanistin, Kastriot Krasniqin i cili punon në botën e jashtme tash e disa dekada, dhe  i cili nuk e ndalë kontributdhënien për shkollën dhe fshatin, por vazhdon të ndihmoi në shumë veprimtari, me qëllimin e vetëm që nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët  e fshatit Bardh të krijojnë kushte sa më të mira  në shkollën e tyre.

Një kontribut të tillë, Kastrioti e bërë edhe këtyre ditëve, duke pajisiur shkollën e fshati ” Afrim Krasniqi”, me perde gjashtë klasë dhe katër flladitëse, me këtë rast e para e Arsimit për Komunën e Malishevës, drejtoresha, Arbëreshë Krasniqi e falenderon, Kastriot Krasniqin, për kontributin e dhënë për shkollën dhe  fshatin Bardh dhe i është mirënjohës për veprat humane, që po i bënë me vullnetarizëm dhe  nga djersa e vet si dhe e familjës, raporton Zyra për Informim e Komunës së Malishevës, përcjellë Press Online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *