Britney Church, 33, nga Shtetet e Bashkuara, ishte 16 vjeç kur solli në jetë fëmijën e saj të parë. Ishte viti 2004 dhe në moshën 19-vjeçare ajo kishte sjellë në jetë edhe tre të tjerë. Ajo solli në jetë fëmijën e saj të fundit, të 12-tin me radhë vitin e kaluar. Ajo thotë se 17 vitet e fundit të jetës së saj janë rrotulluar kryesisht rreth shtatzënive dhe foshnjave.

“Mendoj se kam mbaruar me të, megjithëse burri im Chris do të ishte i lumtur të kishte një fëmijë tjetër”, tha ajo.

Church ka gjashtë fëmijë më të mëdhenj nga dy marrëdhënie të mëparshme: Crizman (17), Jordan (16), Caleb (14), Jace (13) Cadence (12) dhe Jesalyn (10).

Ajo rriti gjashtë fëmijë si nënë beqare për tre vjet përpara se të takonte Chris në punë në 2014. Fëmijët e tyre janë Silas shtatë vjeç, Christopher Jr. pesë vjeç, trenjakë trevjeçarë – Oliver, Asher dhe Abel dhe Rowyn 11 muajsh.

E thënë thjesht, kjo nënë sot ka shtatë djem dhe pesë vajza, dhe ajo kaloi afërsisht 98 muaj në shtatzëninë e saj – gati 11 vjet. Ajo ka sjellë në jetë të gjithë fëmijët në mënyrë vaginale, përveç trenjakëve që kanë lindur me prerje cezariane.

“Njerëzit janë të magjepsur nga familjet e mëdha dhe në shumë nga videot e mia u përgjigjem pyetjeve të tyre, nga çfarë lloj makine kemi deri tek sa shpenzojmë për sende ushqimore” – tha ajo.

Ata kanë një shtëpi të madhe me pesë dhoma gjumi, një Ford Transit me 15 vende, dhe Chris madje ka bërë një tavolinë të madhe të dhomës së ngrënies në të cilën të gjithë qëndrojnë.

Fëmijët pinë pothuajse 8 litra qumësht në ditë dhe ka edhe kosto të mëdha që lidhen me ushqimet dhe furnizimet e tjera.

Ajo thotë se merr edhe komente negative për shkak se ka shumë fëmijë.

“Shumë njerëz supozojnë se ne jemi me asistencë sociale, por ne nuk jemi. Më vijnë shumë pyetje si: ‘A je katolike?’, ‘A je fetare?’ … Unë jam Pentekostale, por nuk ka rëndësi pse kam kaq shumë fëmijë. Unë e dua një familje të madhe dhe jam më e lumtur kur jemi të gjithë bashkë” – ka shtuar ajo, siç raporton Daily Mail, përcjellë Press Online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *