Klubi i Futbollit “Malisheva” ka lidhë kontratë sot me futbollistin e talentuar të A&N, Liburn Shala. Ky është njoftimi i klubit:
“Liburni kthehet në shtëpi
Liburn Shala i lindur me 23.03.2003 në fshatin Banjë, rrugëtimin e tij në futboll e filloi në edicionin 2016/2017 me FC Malishevën, e më pas u transferua në klubin Prizrenspor dhe 𝗪inner. Si 14 vjeqar Liburni ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës me U15.
Liburni derisa ishte pjesë e A&N, me gjeneratën U19 arritën të inkuadrohen në Superligën e Kosovës dhe ka luajtur vazhdimisht edhe me ekipin senior të A&N në Ligën e Parë të Kosovës.
Liburni në vazhdimësi ka treguar cilësitë e një futbollisti shumë të talentuar, falë angazhimit të tij maksimal, vullnetit për punë dhe pasionit të tij për futbollin karriera e tij në futbollin professional. Ai pa dyshim ka një të ardhme të sigurtë.
Klubi konfirmon se ka kompletuar marrëveshje tri vjeqare për transferimin e Liburnit nga A&N.
“Liburnit i urojmë suksese në karrierën e tij personale dhe në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, thuhet në deklaratën e KF “Malisheva”.