Shkruan: Elena Kocaqi
A ka të drejtë Bullgaria që kundërshton një identitet maqedon të sllavëve dhe gjuhës sllave? Historikisht po, sepse maqedonët antik ishin ilir dhe jo sllav, ata nuk kanë folur sllavisht. E vetmja etni që nga shekulli i XV e këtej, e cila është quajtur maqedone, krahas epirote dhe albane, janë shqiptarët. Gjergj Kastrioti, Merkur Bua etj e quanin veten maqedon dhe epirot. Ne Evropën e shek XV deri XIX, nëse thoje maqedon do të thoshte shqiptarë.
Maqedon ne Maqedoni janë vetëm shqiptarët, por ata ketë emer të ndritur ua kane lenë sllavëve. Ka ndodh hataja e madhe, se sllavët marrin emrat tanë ilir dhe shqiptarët mbajnë emrat e sllavëve( rasti Kosovës dhe toponomisë sllave). Me anën e emrave ilir, sllavët ju marrin autoktoninë shqiptarëve dhe duke ju lenë emrat sllav, ju heqin shqiptarëve te shkuarën e lashtë dhe ju vënë në diskutim të ardhmen.
Të mësoj politika shqiptare dhe populli shqiptar sesi sllavët të marrin identitetin dhe bashkë me të popullin dhe tokën. Zgjohu o shqiptar, hapi sytë se me historinë, popullin dhe tokën tënde, ka 200 vjet që po bëhet pazar. Sllavët dhe identiteti fallco grek që u ngrit mbi popullin shqiptar, na morën historinë dhe bashkë me të na vodhë popullin dhe tokat tona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *