Dritaret e avionëve nuk ishin gjithmonë të rrumbullakëta – ato dikur ishin katrore deri në vitet 1950 kur aeroplanët fluturonin më ngadalë dhe më poshtë. Por pse ndryshoi kjo?
Pika e kthesës ishte një aksident në 1954, kur avioni u rrëzua dhe vdiqën shumë njerëz. Besojeni ose jo, shkak i aksidentit ishin xhamat. Logjika është e thjeshtë. Çfarëdo këndi që ka, automatikisht ka një pikë të dobët. Dritaret katrore kanë 4 kënde, që do të thotë se janë 4 pika të dobëta të mundshme.
Dritaret e rrumbullakosura janë në gjendje të shpërndajnë presionin në mënyrë të barabartë sepse nuk kanë qoshe.
Kjo është arsyeja pse inxhinierët kanë vendosur si standard një formë të rrumbullakët, e cila mund të përballojë më lehtë presionin e lartë, siç është ai i krijuar nga ajri në një aeroplan gjatë fluturimit.