Shkruan: Haki Morina
Në politikë vendosë interesi, e jo dashuria. Në momentin që BE të ketë interes prej neve, nuk ka nevojë as të bëjmë kërkesë. Na kërkojnë vet ata.
Çështja është si të bëhemi vend që BE të ketë interes nga ne?!
Përderisa shumë vende janë pranuar për arye tjera, e vetmja mënyrë që ne të bëhemi të kërkuar, e jo kërkues, është që të zhvillohemi.
E për tu zhvilluar, në krye të shtetit duhet të vendosim politikanë që duan ti japin, e jo ti marrin shtetit, që mendojnë për shtetin, e jo për veten.
Përderisa Shqipëria ka ecur pak përpara, Kosova është ende larg mentalitetit shtetformues për të qenë atraktiv për vendet e zhvilluara perendimore.
Evropa është midis dëshirës për të qenë faktor kryesor në politikën globale dhe pamundësisë reale për arritur këtë synim. Është midis supremacisë reale amerikane dhe frikës nga Rusia.
Kjo gjë e ka bërë Evropën ta humbë orientimin në kohë dhe hapsirë, e ka bërë të jetë e paqartë, e ka bërë të mos dijë çka të bëjë me vetveten.
Jo rastësisht u largua Britania nga BE
Shqipëria duhet të vazhdoj ta zhvilloj turizmin me ritëm të shpejtuar, dhe gjithçka do të jetë OK.
Në kuadër të këtij zhvillimi, Kosova do të gjej shpëtimin duke u bashkuar me Shqipërinë.
Rrugë tjetër s’ka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *