Njoftimin e ka dhënë kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati:

“Qytetarë të dashur,

Sot kemi pranuar lajmin e shumëpritur për hapjen e drejtimit të infermierisë në institucionin IAAP “Lasgush Poradeci” në Kijevë. 🏫 📚 👨‍⚕️👩‍⚕️🏥👏

Pas një pune intensive të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim të udhëhequr nga drejtoresha, Arbëreshë Krasniqi, nxënësit e komunës së Malishevës, të cilët synojnë të vazhdojnë shkollimin e mesëm të lartë do t`i gëzohen drejtimeve të reja arsimore, të cilat janë pranuar për vitin shkollor 2022/2023.

Vlen të veçohet drejtimi i infermierisë – drejtim i cili komunës së Malishevës i ka munguar pothuajse që dy dekada.

Regjistrimeve të reja krahas drejtimeve aktuale, iu bashkëngjiten këto drejtime arsimore, të cilat do të regjistrohen në Institucionin IAAP ” Lasgush Poradeci” në Kijevë:

Bashkëpunëtor profesional i Infermierisë👨‍⚕️
Teknik i Sistemeve të TIK 💻
Zhvillues i aplikacioneve softuerike👩‍💻
Asistent Restoranti👨‍🍳

Këto drejtime të reja janë shumë të rëndësishme për orientimin e drejtë profesional për të rinjtë e komunës sonë dhe gjithashtu janë drejtime shumë të nevojshme në tregun e punës.”, ka bërë me dije Kastrati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *