Alberto Cormillot së fundmi u bë baba për herë të tretë në moshën 83-vjeçare, pasi gruaja e tij e dytë, Estefania Pasquini, 35 vjeçe, lindi një djalë pas trajtimit të infertilitetit.
Nutricionisti Alberto Cormillot nuk do të lejojë që vitet e tij t’i pengojnë për t’i dhënë fëmijës sa më shumë kujtime. Gruaja e tij 35-vjeçare Estefania Pasquini mbeti shtatzënë me Emily-n e vogël pas trajtimit të infertilitetit.

Pavarësisht moshës së tij, Alberto beson se do të marrë pjesë aktive në rritjen e djalit të tij.

“Jam i vetëdijshëm se jeta nuk është e pafundme. Ai djali i vogël është këtu dhe unë do ta ndjek deri në një moment të caktuar. Derisa të ndodhë kjo, kam në plan të shijoj çdo ditë në maksimum dhe të krijoj plane afatshkurtra me familjen time sa më mirë që të mundem” – shpjegoi ai.

Cormillot dëshiron ta bëjë sa më të bukur kohën e tyre së bashku në mënyrë që t’i lërë kujtime djalit të tij që do ta shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Duke menduar për të ardhmen, Alberto vazhdimisht i lë mesazhe-audio djalit të tij për t’i zbuluar në të ardhmen.

“Kjo do të thotë se edhe pse është foshnjë, ai ka një numër telefoni me WhatsApp në të cilin i regjistroj mesazhet dhe i dërgoj video”- shtoi ai.

“Nuk dramatizoj shumë gjëra, thjesht regjistroj realitetin e jetës” – shpjegon ai.

Alberto tashmë ka dy djem të rritur, Renee dhe Adrian, si dhe tre nipër e mbesa. Gruaja e tij e parë Monica Arborgast vdiq në vitin 2017 dhe Alberti, i cili jeton në Argjentinë, u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë në vitin 2012. Ndërkohë, të gjitha gjurmët e tumorit u hoqën me operacion.

Çifti tha se punësuan një mësues privat të gjuhës kineze për djalin e tyre, i cili tani është nëntë muajsh. Ata filluan të planifikonin të ardhmen e foshnjës sapo morën vesh se foshnja ishte rrugës.

Alberto tha se dëshiron që djali i tij të mësojë kinezisht sepse ajo është “gjuha e së ardhmes”. Përveç mësimit të gjuhës, ai e mëson fëmijën edhe të luajë një instrument. Ai shtoi se vazhdimisht është duke menduar se si ta përgatisë më mirë djalin e tij për të ardhmen derisa është gjallë, shkruan “Daily Star”, përcjellë Press Online.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *