Poliklinika “BLETA-A” me seli në Malishevë është pajisur me ortopan 2D/3D-2022, aparaturë kjo shumë e nevojshme për qytetarët e kësaj komune. Banorët lokalë tani e tutje nuk kanë nevojë të udhëtojnë drejtë qyteteve të ndryshme të Kosovës për këtë shërbim.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë nga stafi i Poliklinikës “BLETA-A”:
“Poliklinika BLETA-A pajiset me ortopan 2D/3D 2022
Pacientët që kanë nevojë për shërbim të ortopanit, tash e tutje mund ta marrin atë në Poliklinikën tonë.
Pacientët që kanë nevojë për këtë shërbim më nuk do të kenë nevojë të drejtohen qyteteve tjera për të kryer rëntgen të kockave të fytyrës, kokës dhe dhëmbëve.
Përmes kësaj aparature mundësohet edhe CT-ja për regjionin e fytyrës; komplet në 3D, Rezonanca për regjionin e fytyrës dhe shërbime të tjera.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *